Të nderuar,
Inspektorati Shtetëror i Tregut i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Drejtorin e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ndërmorrën dy veprime kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhanit të prerë dhe produkteve të tjera të duhanit.
Objekt i aksionit ishte kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve të shitura në mënyrë të paligjshme që përfaqësojnë mallrat e akcizës.
Dy veprimet u kryen njëkohësisht në Shkup dhe Tetovë, ku në territorin e Komunës së Tetovës personat e autorizuar u sulmuan brutalisht nga një turmë e madhe njerëzish të njohur për policinë dhe kundër tyre do të ngriten akuza përkatëse. Prandaj Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e doganave thonë se përkundër të gjitha pengesave, ata do të vazhdojnë të luftojnë ekonominë gri dhe shitjen e paligjshme të produkteve të duhanit në të gjithë vendin.
Në aksionet janë sekuestruar:
•113 kilogram duhan i prerë dhe 415 kuti cigare.
Serioziteti i problemit dhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga tregtia e paligjshme e duhanit dhe produkteve të duhanit kërkon përpjekjet tona të vazhdueshme për të parandaluar tregtinë e paligjshme të mallrave të akcizës.
Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që mbrojmë konkurrencën, parandalojmë evazionin e taksave, por kontribuojmë edhe më tej në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve që mund të rrezikohen nga përdorimi i produkteve të paautorizuara të lëshuara në treg në mënyrë të paligjshme.