Mbrojtja e të dhënave personale
Enjte Maj 16, 2024

ZastitaLicniPodatoci

 

Të dhënat e kontaktit të personave Zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale në Inspektoratin Shtetëror të Tregut:
:   Sadeta Bekiroska - këshilltar inspektor
:   ++389 (0)2 3220547
:   Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Informacione mbi të drejtat e subjektit për të dhënat personale

Paraqitja elektronike – mesazhet drejtuar Inspektoriat Shtetëror të Tregut për të paraqitur parregullsitë në punët e subjekteve që kryejnë veprimtari brenda kompetencave të tyre, parregullsitë në punët e zyrtarëve të autorizuar që kryej inspektime të drejpërdrejta, ryshfet dhe korupcion lejohen në çdo kohë, shpejtë dhe thjesht në formularët standarde elektronike të disponueshëm në faqen e internetit të Inspektoratit.

Raportet e plotësuara dhe të dërguara vetvetiu dorëzohen në njësitë organizative në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, nga ku ato dërgohen për veprim te shërbimet kompetente të Inspektoratit. Anonimiteti dhe diskrecioni i përdëruesve është plotësisht i sigurt.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i jep të drejtë subjektit për të dhënat personale të dijë se cilat të dhëna personale mbledhin kontrollorët, përpunojnë dhe ruajn për atë dhe nëse ato punojnë sipas ligjit.

Mbrojtja e të dhënave personalenë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut realizohet në dy mënyra:

1.   Nga njëra anë Inspektorati Shtetëror i Tregut duhet t’u përmbahet parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale të cilat garantojnë se ato janë të tilla:
    të përpunuara në përputhje me ligjin;
    të mbledhura për qëllime specifike, të qarta dhe ligjore;
    të përpunara në një farë mënyrë e cila është në përputhje me ato qëllime;
    të përshtatshme, përkatëse dhe jo të tepërta në lidhje me qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe përpunuar;
    të sakta, të plota dhe sipas nevojës të azhurnohen para se të fshihen ose korrigjohen të dhënat e pa sakta ose jo të plota ; dhe
    të ruajtura në një formë që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave personale jo më shumë sesa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat të dhënat janë mbledhur për përpunim të mëtejshëm.
2. Nga ana tjetër subjekti për të dhëna personale ka të drejtë:
    të jetë i informuar për identitetin e kontrolluesit dhe përfaqësuesit të tijë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
    të bëj inspektim në mbledhjen e të dhënave personale;
    të dijë se cilat të dhënat personale ruhen për atë në formë elektronike apo letre;
    të njoh qëllimet e përpunimit të të dhënave të tijë personale;
    t‘i njohë përdoruesit apo kategoritë e përdoruesve të të dhënave;
    të mos bien dakort për përdorimin e të dhënave për qëllime tregtare ose transferimin e tyre te pala e tretë për qëllime të tilla;
    të qasjes dhe korrigjimit të të dhënave.

Nëse kërkesa juaj për të inspektuar mbledhjen e të dhënave personale është refuzuar, d.m.th ju është refuzuar e drejta për të hyrë, korrigjuar ose fshirë të dhënat personale, ju keni të drejtë të paraqisni një kërkesë për përcaktimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale.

KUJDES! Të drejtat e subjektit të të dhënave personale përcaktohen nga nenet 16, 17 dhe 18 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 42/2020).

 

 Më shumë:

POLITIKA E PRIVATËSISË
 
POLITIKA E PËRDORIMIT TË BISKOTAVE (COOKIES)

 

PrijavaOd Over A

Odnosi Javnost Over A

Oddelenija T

JavniNabavki Over A

Javni Info Over A

OPRSM Over A

ZastitaLicniPodatoci

Resenija Over A

Formulari Over A

Propisi Over A

ListiProverka Over

Oglasi Over A

Kodeks

Kontakt

Inspektorati shtetëror i tregut

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  rr.Luj Paster nr. 1 kati 3, 1000 Shkup
  ++389 (0)2 3162 341

 

>> NJËSITË E ISHT-SË <<

Vendi

We use cookies

PËLQIMI PËR BISKOTA (COOKIES)

Faqja e internetit www.dpi.gov.mk mund ta përdor të ashtuquajturen biskota (cookies) për të përmisuar shfletimin, për të ruajtuar cilësime të caktuara të përdoruesit dhe për të thjeshtëzuar ndërveprimin me pjesë të caktuar të faqes.

Shfletuesi, vizitori i faqes mund të jetë i përshtatshëm për të refuzuar biskota, gjegjësisht të lajmëroj për shfaqjen e tyre, kurse ata në çdo moment mund të fshihen nga paisja e vizitorit.

Në disa raste, biskotat kërkohen që faqja e internetit të funksionoj si duhet.