Pyetjet e bëra më shpesh
Enjte Maj 16, 2024

CPP Over

Pyetjet e bëra më shpesh nga subjektet afariste, qytetarët dhe konsumatorët pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut

1.   Deri në sa ora mund të punojnë objektet hoteliere?
   

Orari i punës i objekteve hoteliere është rregulluar me ligjin për veprimtari hoteliere.

  • Sipas nenit 23 të ligjit të cituar objektet hoteliere për vendosje (hotelet, motelet, pansionet, vendbanimet turistike, bujtinat dhe pushimoret) mund të punojnë prej orës 00:00 deri në orën 24:00, ndërsa objektet hoteliere për ushqim, të cilat janë në përbërje të objekteve për vendosje, pas orës 24:00 mund të japin vetëm shërbime hoteliere për ushqim të shpejtë;
  • Objektet hoteliere për ushqim nga Neni 19 paragrafi 1 pika 1 të këtij ligji, të cilat paraqesin një tërësi ndërtimore të vendosur në vendkalime kufitare, aeroporte, stacione hekurudhore dhe pompa të benzinës mund të punojnë nga ora 00:00 deri në ora 24:00;
  • Objektet hoteliere për ushqim pa dallim të llojit të shërbimeve hoteliere në ditët e premte dhe të shtunë, para ditëve festive dhe ditëve të festave, si dhe në periudhën prej 01 korriku deri më 31 gusht dhe në periudhën prej 25 dhjetorit deri më 15 shkurt, mund të punojnë prej orës 07:00 deri më orën 01:00 ditën vijuese, ndërsa më 31 dhjetor deri në orën 07:00 ditën e ardhshme, 01 dhe 02 janar deri më orën 03:00 ditën vijuese;
  • Objektet hoteliere bar nate dhe kabaretë mund të punojnë prej orës 20,00 deri më orën 04:00 ditën vijuese, në ditët e premte dhe e shtunë, para ditëve festive dhe ditëve të festës, si dhe gjatë periudhës prej 1 korriku deri më 31 gusht dhe në periudhën prej 25 dhjetorit deri më 15 shkurt, mund të punojnë prej orës 20:00 deri më orën 05:00 ditën vijuese, ndërsa më 15 shkurt mund të punojnë prej orës 20:00 deri më orën 05:00 ditën vijuese, ndërsa më 31 dhjetor deri në orën 20 ditën e ardhshme, 01 dhe 02 janar deri më orën 06:00 ditën vijuese dhe
  • Objekti hotelier disko-klub dhe disko-klub në sipërfaqe të hapur mund të punojë prej orës 19:00 deri në orën 04:00 ditën vijuese, në ditët ditët e premte dhe e shtunë, në prag të ditëve festive dhe ditëve festive, si dhe në periudhën prej 01 qershori deri më 31 gusht dhe në periudhën prej 25 dhjetor deri më 15 shkurt, mund të punojnë prej orës 19:00 deri në orën 05:00 ditën vijuese, ndërsa më 31 dhjetor deri në orën 19 ditën e ardhshme, 01 dhe 02 janar deri në orën 06:00 ditën vijuese.

Me përjashtim të dispozitave nga paragrafi 1 pikat 2, 3 dhe 4 të këtij neni, objektet hoteliere për ushqim të shpejtë (dyqan sandviçësh) mund të punojnë deri në orën 01:00 në periudhën e dimrit, gjegjësisht deri në orën 02:00 në periudhën e verës, ndërsa në ditët e premte dhe e shtunë, në prag të ditëve të festave dhe gjatë ditëve të festave deri në orën 05:00.

Këshilli i komunës ose Këshilli i Qytetit të Shkupit, për manifestime të caktuara, turistike kulturore dhe të llojeve tjera, të perfshira në programet vjetore, mund ta vazhdojë orarin e punës më së shumti për dy orë, për objektet hoteliere nga paragrafi 1 i këtij Neni, por në kohëzgjatje më së shumit deri në tri ditë.

2.   Për të shitur pije alkoolike a kërkohet licencë ose autorizim. Nëse nevojitet ndonjë dokument, cili organ i jep dhe deri kurë vlen ai dokument (licencë ose autorizim)?
   

Shitja e pijeve alkoolike është rregulluar sipas ligjit për tregti. Sipas nenit 23-a paragrafi 1 i Ligjit për tregti, shitësi me pakicë që shesin pije alkoolike, është i detyruar të mbajë licencë për shitjen e pije alkoolike. Ministria e ekonomisë lëshon licencë me kërkesë të shitësit me pakicë dhe është e vleshme për një periudhë dy vjeçare.

3.   Në cilën mënyrë është shënuar shitja e produkteve dhe se të njëjtat a duhet fizikisht të ndahen prej produkteve të cilat nuk janë për shitje?
   

Detyrimi ligjorë në lidhje me shënimin dhe shitjen e produkteve rregullohet me Ligjin për mbrojtjen e konsumaorit, neni 12, neni 13 dhe neni 14

Shënimi i shitjes, gjegjësisht ulja e çmimit, pavarësisht nga ajo nëse ulja shprehet në kuptim të sasisë ose përqindjes, ato duhen të jenë realiste dhe të vërteta dhe patjetër duhen të shpehen në njërën nga mënyrat e më poshtme.

  • duke e treguar çmimin e ri pranë çmimit të vjetër të shënuar qartë, ose
  • duke e treguar me fjalë “çmimi i ri” ose “çmimi i vjetër”, ose
  • duke treguar përqindjen e uljes së çmimit dhe duke treguar çmimin e ri pranë çmimit të mëparshëm të shënuar qartë, ose
  • duke treguar përqindjen e uljes së miratuar për sejcilin produkt ose shërbim individual ose për sejcilën kategori të produkteve ose shërbimeve.

Ashtu si çmimi i mëparshëm nga paragrafi 1 i këtijë neni nënkupton çmimin që tregtari ka aplikuar 30 ditë para fillimit të shitjes së produkteve.

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes: Tregtari duhet patjetër ti ndaje fiziksht produktet për shitje nga ato që nuk janë në shitje dhe të qartësojë qartë mbishkrimin në vend të dukshëm se bëhet fjalë për shitje.

Nëse tregtari hedh në treg produkte para afatit të skadimit, ai duhet të tregoj një mbishkrim që do të informojë konsumatorin në lidhje me afatin e skadimit të atij produkti. Tregtari duhet patjetër në një vend të veçantë ti ndajë fizikisht produktet të cilat janë për shitje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit dhe në një vend të qartë dhe të spikatur që tregon arsyen e uljes së çmimeve dhe afatin e fundit të përdorimit të produktit.

4.   Cilat llojet të ndërrmarjeve hoteliere duhen të kenë licenca për kryerjen e veprimtarisë hoteliere?
   

Lëshimi i licencave për kryerjen e veprimtarisë hoteliere është rregulluar me nenin 20 të Ligjit për veprimtari hoteliere.

Veprimtarit hoteliere në bar nate, kabaretë, disko-klub dhe disko-klub në sipërfaqe të hapur kryhen në bazë të licenës. Hotelet me të paktën katër yje mund të kryejn veprimtarinë nga paragrafi 1 i këtij neni pa licencë.

5.   Cili organ e jep licencën për kryerjen e veprimtarisë për hoteliere dhe cili është afati i vlefshmërisë së të njëjtës?
   

Linçensa lëshohet nga organi i administratës shtetërore përgjegjëse në fushën e hotelerisë (Ministria e Ekonomisë).

Ministri që administron organin e administratës shtetërore përgjegjës për çështjet në fushën e hotelierisë pëshkruan formën dhe përmbajtjen e modelit të licencës, si dhe mënyrën e lëshimit dhe revokomit të licencës.

Licenca është e vlefshme për një periudhë prej një viti.

6.   Kush jep leje për kryerjen e veprimtarisë hoteliere jashtë ambienteve të biznesit?
   

Sipas Ligjit për kryerjen e aktiviteteve hoteliere leja për kryerjen e veprimtarisë hoteliere jashtë ambienteve të biznesit lëshohet nga Kryetari i Komunës, kurse në qytetin e Shkupit nga Kryetari i qytetit të Shkupit.

7.   Ku është e lejuar pirja e duhanit jashtë objektit të hotelierisë?
   

Pirja e duhanit lejohet vetëm jashtë ambienteve të biznesit (tarracë, kopsht veror,etj) vetëm nëse hapësira është e mbuluar dhe e hapur nga të paktën tre anët pa ndarje (qelqi, fletë metalike, ndarje prej plastike ose najlloni, etj.) ose në një hapsirë të hapur që nuk është mbuluar me tendë, çadra dhe të ngjashme, kurse anash ështe e mbyllur (disko-klub në sipërfaqe të hapur, terraca, kopshte verore, etj.)

8.   Cila rregullore e rregullon orarin e punës tek zejtarët, përkatësisht artizanët?
   

Sipas Ligjit për kryerjen e veprimtarisë artizanale orarin e punës te zejtarët e përcakton keshilli komunal, përkatësisht këshilli i qytetit të Shkupit, varësisht nga zakonet dhe nevojat lokale.

9.   Cila rregullore e rregullon mënyrën e mbajtjes së shënimeve në tregti me pakicë?
   

Forma dhe mënyra e mbajtjes së shënimeve për blerjen dhe shitjen e mallrave me shumicë dhe pakicë, si dhe shërbime të tjera në tregti me shumicë dhe pakicë është rregulluar në Rregulloren për formën dhe mënyrën e mbajtjes së shënimeve për furnizimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve në tregti me shumicë dhe pakicë ( Gazeta Zyrtare e RM nr.51/2004).

10.   Cilat produkte mund të shiten në tregjet e gjëlbërta?
   

Shitjet në tregjet e gjelbërta janë të rregulluara në ligjin për tregti. Tregtia me shumicë dhe pakicë e mallrave bujqësore kryhet në tregjet e gjelbërta në kushte të përcaktuara me ligj dhe rregullore të tjera.

Në tregjet e gjelbërta në pjesë të veçanta të organizuara mund të kryhet tregtia me shumicë dhe pakicë dhe mallrave të tjerë në kushte të përcaktuar me ligj dhe rregullore tjetër (Vendimi për përcaktimin e mallrave që mund të shiten në pjesë të veçanta të organizuara në tregje të gjelbërta, Gazeta Zyrtare e RM nr.49/2004).

11.   Ku mund ti paraqisim shitjen e produkteve të falsifikuara?
   

Produktet e falsifikuara, gjegjësisht shkeljet e të drejtave të pronësisë industriale mund të paraqiten në Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Sipas ligjit për pronësinë industriale (Gazeta Zyrtare e RM nr. 21/09...24/11): Mbikëqyrja inspektuese për zbatimin e dispozitave të këtij ligji përsaj përket qarkullimit dhe përdorimit të të drejtave të pronësisë industriale kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut sipas detyrës zyrtare dhe me kërkesën e mbajtësit të së drejtës.

12.   Ku mund konsumatorët të ushtrojnë të drejtat e tyre për blerjen produkte nga interneti – shitje elektronike?
   

E drejta për të blerë produkte nga interneti – shitje elektronike, është rregulluar me Ligjin për tregti elektronike (Gazeta Zyrtare e RM nr. 133/07). Mbykëqyrja e zbatimit të këtij Ligji kryhet nga Ministria e ekonomisë, Ministritë përgjegjëse për punët e komunikimeve elektronike dhe Agjencija për komunikimet elektonike në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj.

Prandaj:
  • Mbykqyrjen e inspektimit mbi zbatimin e dispozitave të neneve 8, 9 dhe 10 të këtij Ligji e kryen Agjencioni për komunikim elektronik nëpërmjet inspektorëve kompetent në përputhje me dispozitat e Ligjit për komunikimet elektronike dhe ky ligj.
  • Mbykqyrjen e inspektimit mbi zbatimin e dispozitave të neneve 7 dhe 12 të këtij Ligji e kryen Inspektorati Shtetëror i Tregut nëpërmjet inspektorëve kompetent në përputhje me dispozitat e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe ky ligj.
13.   Kur blejnë produkte teknike, nëse konsumatorit i janë shitur produkte me defekte, ku mund të ushtrojnë të drejtat e tyre konsumatorët?
   

Ispektorati Shtetëror i Tregut në përputhje me kompetencat e tijë ligjore, kryen edhe mbikëqyerje inspektimi në fushën e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, bazuar në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Kunsumatorët mund të ushtrojnë të drejtat e tyre duke paraqitur një kërkesë në arkivin e inspektoratit ose në formë elektronike në web faqen e inspektoratit. Për të ushtruar të drejtat e tyre sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit (Gazeta Zyrtare e RM nr. 38/2004...152/2015) ata janë të detyruar ta paraqesin një faturë fiskale për produktin d.m.th një faturë me shkrim të qartë dhe të lexueshme dhe për produktet për të cilat kanë afat të skadimit dhe fletë garancie ose dokument tjetër që e zëvendëson atë.

Tregtari ose prodhuesi është i detyruar që nga konsumatori ta pranojë produktin e dëmtuar dhe ti plotësoje kërkesat e tijë, përveç nëse vërteton se mangësitë e produktit kanë ndodhur për shkak të një shkelje të rregullave të përdorimit dhe ruajtjes nga ana e konsumatorit, palës së tretë ose forcës së papërmbajtëshme. Konsumatori ka të drejtë të jetë i pranishëm kur kontrollohet cilësia e produktit.

Konsumatorit të cilit i është shitur produkti i dëmtuar ka të drejtë të kërkojë:

  • Heqjen falas të defekteve në produkt ose kompenzimin e shpenzimeve të bëra në heqjen e mangësive;
  • Një ulje proporcionale të çmimit të shitjes;
  • Zëvendësimi e produktit me një produkt të përshtatshëm të së njëjtës markë tregtare, llojit, dizajnit industrial ose përcaktimit të origjinës dhe markës gjeografike të produktit;
  • Zëvendësimin e produktit me një produkt të përshtatshëm nga një markë tjetër tregtare, llojit, dizajnit industrial ose përcaktimit të origjinës dhe markës gjeografike të produktit duke e ulur ose zmadhuar çmimin e prodhimit dhe
  • Përfundimin e kontratës, kthimi e shumës së paguar dhe kompensimin për dëmin e pësuar.

Konsumatori nuk ka të drejtë ta ndërpres kontratën nëse mangësit e produktit janë minimale.Konsumatori sipas zgjedhjes së tij kërkesën mund ta paraqesë tek autoriteti kompetent i inspektimit ose te tregtari ose distributori, në vendin e blerjes së produktit ose në vendbaninimin e tijë.

14.   Në fushën e turizmit nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me cilësinë e shërbimit pas udhëtimit të realizuar ose një aranzhim i përdorur ku ata mund të ushtrojnë të drejtat e tyre?
   

Qytetarët këtë të drejtë mund ta relizojnë duke paraqitur një kërkesë në Inspektorat dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për veprimtarinë e turizmit (Gazeta Zyrtare e RM nr. 62/2004...192/2015), inspektori do të kryejë mbikqyereje inspektimi për të cilin Ju ose përdoruesi i shërbimit do të njoftoheni mbrenda afatit ligjor. Praqitja bëhet me shkrim në ambientet e ISHT-së ose në mënyrë elektronike në web faqen e inspektoratit.

15.   A lejohet shitja e produkteve në rrugë apo trotuar?
   

Në Ligjin për tregti eshte rregulluar se ku mund të kryhet shitja e produkteve. Sipas nenit 16 të ligjit në fjalë si mënyra të veçanta të të bërit biznis konsiderohet edhe tregtia në tregjet e organizuara të posaçme, shitja nëpërmjet postës, në kioska, shitja në rrugë në makinat automatike, televizor, shitje online, shitja në rrugë, në panaire të organizuara, shitje derë më derë, ekspozita tregtare, dyqane, panaire dhe shitje të organizuara për qëllime humanitare dhe sportive.

Tregtia e mallrave në kioska, makina shitëse dhe shitje të gjësendeve nga shitësit e rrugës mund të kryhen vetëm në vendet e përcaktuara me vendim të këshillit të komunës ose të qytetit të Shkupit. Tregtia kryhet në kushte të përcaktuara me ligj dhe rregullore tjetër.

Më shpesh shitja në rrugë dhe trotuar bëhet nga persona fizik të cilët nuk janë të regjistruar për të kryer veprimtari në regjistrin përkatës dhe se një shitje e tillë snksionohet me ligj.

16.   A është e mundur që të kryeni një aktivitet artizanal (parukieri ose mekanikë) në objekte të destinuara për të jetuar?
   

Sipas Ligjit për zejtari, zejtarët mund të ushtrojnë veprimtari në një ose më shumë hapsira, dhe se selia e zejtarit do të jetë ajo hapsirë e cila regjistrohet në regjistrin Qendror.

Nëse për kryerjen e veprimtarisë nuk kërkohen hapsirat, si seli llogaritet vendi në të cilin zejtari banon. Kryerësi i veprimtarisë zejtare nuk mund të kryej aktivitetin jashtë ambientit të punës për ato aktivitete artizanale të cilat janë të detyrueshme në ambientin e punës të kryhen. Kryerësi i veprimtarisë zejtare mund që veprimtarinë zejtare ose punë të ndara prej atij aktiviteti që ta kryej jashtë prej hapsirës, si dhe jashtë nga selia e sajë varësisht nga lloji dhe mënyrën e kryerjes së veprimtarisë artizanale nëse është pajtuar kështu me klientin.

Aktivitetet artizanale që janë të detyrushme që të kryhen në ambiente përcakohen nga Ministri që e administron organin e administratës shtetërore përgjegjëse për punët në fushën e zejtarisë (Ministria e Ekonomisë). Kryerësi i veprimtarisë artizanale është i detyruar të sigurojë që ambientet në të cilat ai kryen veprimtarin e tijë ti plotësojnë kushtet e përcaktuara teknike.

17.   Ku duhet për të paraqitur një kërkesë për KMT për kryerjen e veprimtarisë tregtare (përveç se në ISHT)?
   

Kërkesa për përmbushjen e kushteve ninimale teknike është rregulluar me Ligjin për tregti dhe e njëjta duhet të parqitet dhe te autoriteti kompetent i komunës ose qytetit i Shkupit.

18.   Cilat janë kushtet për kryerjen e veprimtarisë hoteliere?
   

Sipas nenit 6 të Ligjit për kryerjen e veprimtarisë hoteliere përveç kushteve për KMT (Gazeta Zyrtare e RM nr. 117/2008) duhet patjetër të përmbushen edhe kushtet si më poshtë:

  • Objekti të mund të përdoret,
  • Kushtet sanitare shëndetësore,
  • Kushtet për sigurinë në punë,
  • Mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit,
  • Shuarës zjarri dhe mbrojtje
  • Kushtet për mbrojtjen nga zhurma të përcaktuara me ligj.
19.   Ku duhet ta paraqisni zhurmën e shkaktuar nga hotelierët?
   

Zhurma e shkaktuar nga hotelierët duhet të paraqitet te inspektori i autorizuar për mjedisin jetësor në komunë në vendin ku ndodhet objekti i mbikqyerjes pra aty ku ndodhet objekti i hotelerisë.

20.   Ç’farë elemente duhet të përmbajë deklarata?
   

Sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Deklarata është e detyrueshme për çdo produkt dhe patjetër duhet të paktën ti përmbajë të dhënat e mëposhtme:

  • emërin e produktit ose emërin nën të cilin produkti është shitur;
  • përbërjen e produktit;
  • mënyrën e mirëmbajtjes së produktit;
  • mënyrën e përdorimit të produktit;
  • dizajnin industrial, markën e produktit ose etiketën e produktit, nëse konsiderohet se është një element i rëndësishëm i produktit;
  • datën e prodhimit dhe afatin e përdorimit, nëse e njëjta është përshkrua;
  • ndërmarrjen dhe selinë e prodhuesit, përkatësisht tregtarit, nëse ajo ka markën e sajë të veçantë për produktin dhe paraqitet si prodhues, dhe për produktet e importuara dhe ndërmarrjen dhe selinë të importuesit (adresën e plotë), si dhe vendin e origjinës;
  • paralajmërimin për rrezik të mundshëm gjatë përdorimit, nëse ekziston një rrezik i tillë;
  • deklaratën e prodhuesit për ekzistencën e vetive të modifikuara të produktit, përbërësit e pjesëve dhe aksesorëve, përkatësisht se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë dhe
  • deklaratën e prodhuesit për pajtueshmërinë e produkteve me kushtet e përcaktuara.

 

PrijavaOd Over A

Odnosi Javnost Over A

Oddelenija T

JavniNabavki Over A

Javni Info Over A

OPRSM Over A

ZastitaLicniPodatoci

Resenija Over A

Formulari Over A

Propisi Over A

ListiProverka Over

Oglasi Over A

Kodeks

Kontakt

Inspektorati shtetëror i tregut

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  rr.Luj Paster nr. 1 kati 3, 1000 Shkup
  ++389 (0)2 3162 341

 

>> NJËSITË E ISHT-SË <<

Vendi

We use cookies

PËLQIMI PËR BISKOTA (COOKIES)

Faqja e internetit www.dpi.gov.mk mund ta përdor të ashtuquajturen biskota (cookies) për të përmisuar shfletimin, për të ruajtuar cilësime të caktuara të përdoruesit dhe për të thjeshtëzuar ndërveprimin me pjesë të caktuar të faqes.

Shfletuesi, vizitori i faqes mund të jetë i përshtatshëm për të refuzuar biskota, gjegjësisht të lajmëroj për shfaqjen e tyre, kurse ata në çdo moment mund të fshihen nga paisja e vizitorit.

Në disa raste, biskotat kërkohen që faqja e internetit të funksionoj si duhet.