Me datë 21.11.2018, Inspekorati Shtetëror i tregut i Republikës së Maqedonisë i përfaqësuar nga drejtori z.Stojko Paunovski pati një takim pune me delegacionin e Agjencisë për mbikqyrje të tregut të Bosnjës dhe Hercegovinës të përfaqësuar nga z.Aleksander Golijani dhe z.Drazhan Primorac.
Në këtë takim, të dy institucionet i prezentuan përgjegjësitë e tyre, procedurat dhe proceset e punës. Gjithashtu u shkëmbyen informacione mbi aktet juridike mbi të cilat ata ushtrojnë juridiksion mbi tregjet e brendshme tregtare, për të cilat instuticionet janë përgjegjëse për rezultatet e arritura nga instuticionet e deritanishme, me referencë të veçantë për sigurinë e produkteve.
Në fund të takimit u dakorduan që të dy institucionet do të vazhdojnë bashkpunim të ngushtë edhe në të ardhmen në fushën e shkëmbimeve të informacioneve dhe përvojave.















