Lajme
Djele Maj 10, 2026

Lajme

Të nderuar,

Inspektorati Shtetëror i Tregut i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Drejtorin e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ndërmorrën dy veprime kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhanit të prerë dhe produkteve të tjera të duhanit.

Objekt i aksionit ishte kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve të shitura në mënyrë të paligjshme që përfaqësojnë mallrat e akcizës.

Dy veprimet u kryen njëkohësisht në Shkup dhe Tetovë, ku në territorin e Komunës së Tetovës personat e autorizuar u sulmuan brutalisht nga një turmë e madhe njerëzish të njohur për policinë dhe kundër tyre do të ngriten akuza përkatëse. Prandaj Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e doganave thonë se përkundër të gjitha pengesave, ata do të vazhdojnë të luftojnë ekonominë gri dhe shitjen e paligjshme të produkteve të duhanit në të gjithë vendin.

Në aksionet janë sekuestruar: 

•113 kilogram duhan i prerë dhe 415 kuti cigare.

Serioziteti i problemit dhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga tregtia e paligjshme e duhanit dhe produkteve të duhanit kërkon përpjekjet tona të vazhdueshme për të parandaluar tregtinë e paligjshme të mallrave të akcizës.

Në këtë mënyrë, ne jo vetëm që mbrojmë konkurrencën, parandalojmë evazionin e taksave, por kontribuojmë edhe më tej në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve që mund të rrezikohen nga përdorimi i produkteve të paautorizuara të lëshuara në treg në mënyrë të paligjshme.

Pas informacionit të marrë se në institucione të caktuara Shtetërore, njësi të vetëqeverisjes lokale, shkolla, kopshte / çerdhe dhe përdoruesve të tjerë, kanë lindur dyshime që në sezonin e ngrohjes atyre u janë dërguar vaj ekstra të lehtë shtëpiak EL-1 me cilësi të dyshimtë, inspektorati Shtetëror i tregut si institucion i cili e kontrollon kualitetin e derivative të naftës gjen nevojën për t’i informuar dhe gjithashtu për ti paralajmëruar të gjitha përdoruesit e naftës ekstra të lehtë shtëpiak EL-1 se pas pranimit të këtij derivati të naftës të kryeni një kontrollë organoleptike përkatsisht kontrollë vizuale të ngjyrave të së njëjtës (i cili duhet të jetë i kuq) dhe nëse ata shprehin ndonjë dyshim për cilësinë e derivatit të njoftojnë inspektoratin Shtetëror të tregut, dhe në këtë mënyrë të ndalohet pranimi.

Paralajmërimi është dhënë për arsyeje se pas pranimit të derivatit në rezervuarët e përdoruesit, vërtetimi i cilësisë dhe gjetja e fajit për karburant me cilësi të dobët është e vështirë të vërtetohet për arsye objektive dhe subjektive.

Inspektorati Shtetëror i tregut i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet Njësisë për mbikëqyerje inspektuese Shkup, gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale Gostivarë-Kërçovë dhe rrugës rajonale Veles-Shkup,

Me datë 25.09.2019, një delegacion zyrtarë i Inspektoratit Qendror të Republikës së Shqipërisë i udhëhequr nga Inspektori i përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, bëri një vizitë në Inspektoratin Shtetëror të tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, të dy institucionet i prezentuan përgjegjësitë e tyre, procedurat dhe proceset e punës, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen gjatë zbatimit të tyre.

Me datë 21.11.2018, Inspekorati Shtetëror i tregut i Republikës së Maqedonisë i përfaqësuar nga drejtori z.Stojko Paunovski pati një takim pune me delegacionin e Agjencisë për mbikqyrje të tregut të Bosnjës dhe Hercegovinës të përfaqësuar nga z.Aleksander Golijani dhe z.Drazhan Primorac.

Me datë 21.09.2018 në ambientet e Inspektoratit Shtetëror të Tegut u mbajt një takim pune me Kompaninë Alfa-Zet Maqedoni si përfaqsues i kompanisë belge Alfa-Zet.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Alfa-Zet nga Belgjika të cilët janë edhe dhurues të një sistemi softuer më modern për të dhëna dhe kontrollin e akseve të punonjësve përmes lexuesve termik në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, u njohën për punët dhe përgjegjësitë e institucionit tonë.

PrijavaOd Over A

Odnosi Javnost Over A

Oddelenija T

JavniNabavki Over A

Javni Info Over A

OPRSM Over A

ZastitaLicniPodatoci

Resenija Over A

Formulari Over A

Propisi Over A

ListiProverka Over

Oglasi Over A

Kodeks

Kontakt

Inspektorati shtetëror i tregut

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  rr.Luj Paster nr. 1 kati 3, 1000 Shkup
  ++389 (0)2 3220 547
  ++389 (0)2 3162 341

 

>> NJËSITË E ISHT-SË <<

Vendi

We use cookies

PËLQIMI PËR BISKOTA (COOKIES)

Faqja e internetit www.dpi.gov.mk mund ta përdor të ashtuquajturen biskota (cookies) për të përmisuar shfletimin, për të ruajtuar cilësime të caktuara të përdoruesit dhe për të thjeshtëzuar ndërveprimin me pjesë të caktuar të faqes.

Shfletuesi, vizitori i faqes mund të jetë i përshtatshëm për të refuzuar biskota, gjegjësisht të lajmëroj për shfaqjen e tyre, kurse ata në çdo moment mund të fshihen nga paisja e vizitorit.

Në disa raste, biskotat kërkohen që faqja e internetit të funksionoj si duhet.